Formacionet e mundshme: Liverpool – Barcelona

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli dhe Barcelona zhvillojnë aktin e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, ku edhe do të vendoset finalisti i parë.

Ndeshja e parë i takoi në rezultat ‘Blaugranasve’ që triumfuan 3-0 dhe tashmë finalja e Madridit është shumë afër.

‘Të Kuqtë’ nuk kanë marrë aspak lajme të mira para ndeshjes për të shpresuar në një rikthim, transmeton lajmi.net.

Dy lojtarët kryesor Roberto Firmino dhe Mohamed Salah nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sontme.

Megjithatë, me shumë mundësi vendin e yllit egjiptian do ta zë Xherdan Shaqiri, i cili do startoj pas plotë katër muajve.

Formacionet e mundshme:

Liverpool (4-3-3):

Alisson: Alexandre-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson: Henderson, Fabinho, Wijnaldum: Shaqiri, Origi, Mane.

Barcelona (4-4-2):

Ter Stegen: Semedo, Pique, Lenglet, J.Alba: Roberto, Busquets, Rakitic, Arthur: Messi, Suarez. 

Të ngjashme