Formacionet e mundshme: Misioni i vështirë i Interit ndaj Shakhtarit

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Në Giuseppe Mezza zhvillohet përballja e fundit e fazës grupore të Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Shakhtar Donetskut.

Nerazzurrët kanë arkëtuar pesë pikë dhe duhet doemos të fitojnë dhe të presin se çfarë do të ndodhë në sfidën tjetër ndërmjet Real Madridit dhe Borussia Monchengladbachut.

Skuadrës italiane nuk i konvenon barazimi në takimin tjetër të Grupit B, pasi në atë rast do të kualifikohesh dy skuadrat e përmendura.

Megjithatë, Reali nuk guxon të bëjë kalkulime të tilla, sepse nëse Shakhtari nxjerr rezultat pozitiv (barazim ose fitore) dhe Los Blancos nuk fitojnë, atëherë kualifikohen ukrainasit dhe Monchengladbachu.

Formacionet e mundshme:
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Gagliardini, Barella, Brozovic, Young; Martinez, Lukaku.
Shakhtar Donetsk: Trubin; Dodo, Vitao, Bondar, Matvienko; Stepanenko, Kovalenko, Marlos; Tete, Dentinho, Taison.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme