Formacionet e mundshme: Olympiacos vs Barcelona

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 08:32 | Nga

Barcelona ka udhëtuar për në Athinë për t’u përballur me Olympiacosin sonte me fillim nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

Barcelona e kryeson renditjen në grupin D me 9 pikë të grumbulluar pas tri fitoreve në tri ndeshje.

Trajneri Valverde pritet t’i bëjë disa ndryshime nga formacioni i tij i zakonshëm. Në Mbrojtje mund të luajë nga fillimi Vermalen, ndërsa Pique pritet të mungojë. Ndërsa në mesfushë përkrah Busqeuts dhe Rakitic pritet të nisë Denis Suarez.

Sulmi do të jetë i zakonshmi me Messi, Suarez dhe Deulofeu.

Këto janë formacionet e mundshme të të dy skuadrave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme