Formacionet startuese: Chelsea luan si mysafir i Aston Villas

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Chelsea është mysafir i Aston Villas në ndeshjen e javës së 30-të të kampionatit anglez të futbollit.

Blutë mbajnë pozitën e katërt në tabelë që çon në Ligën e Kampionëve, mirëpo janë vetëm dy pikë përpara Manchester Unitedit dhe Wolverhampton Wanderers.

Nga ana tjetër, Aston Villa ndodhet në zonën e rënies nga Liga Premier, megjithatë pozita e mbijetesës është vetëm një pikë përpara, prandaj pritet një përballje e fortë.

Trajnerët Dean Smith dhe Frank Lampard i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Aston Villas: Nyland; Konsa, Hause, Mings, Targett, McGinn, Douglas Luiz, Hourihane, El Ghazi, David, Grealish.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa; Azpilicueta, Rudiger, Christensen, Alonso; Kovacic, Kante, Mount; Willian, Giroud, Loftus-Cheek.

Të ngjashme