Formacionet zyrtare: Barcelona – Alaves, katalunasit me disa mungesa

Prishtinë | 21 Dhj 2019 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dhe Alaves i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 18-të në La Liga.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të zhvillohet në Camp Nou, me Blugranasit që shihen si favorit.

Në këtë përballje, skuadra katalunase do të jetë pa lojtarët si, Athur Melo, Ousmane Dembele e Ansu Fati, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Alaves nuk do të mund të llogaris vetëm në Tomas Pina, që po ashtu është i lënduar.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Pique, Sergio, Suarez, Messi, Griezmann, Jordi Alba, Alena, Roberto, Vidal, Umtiti, shkruan telegrafi.

Formacioni startues i Alavesit: Pacheco, Martín, Ely, Navarro, Duarte, Pere Pons, Manu Garcia, Vidal, Javi Muñoz, Wakaso, Lucas Perez. /

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme