Formacionet zyrtare, Belgjikë – Itali: De Buyne dhe Chiesa nga minuta e parë

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Belgjika dhe Italia janë gati për ndeshjen çerekfinale të Euro 2020.

Belgët vijnë në këtë ndeshje pas fitores ndaj Portugalisë, ndërsa Italia ia arriti të mposht Austrinë.

Të dy skuadrat kanë zhvilluar futboll të mirë deri tani, ndërsa përveç ndeshjeve të eliminimit direkt, kanë fituar edhe tri ndeshjet e grupit.

Trajneri Roberto Martinez ka arritur ta rikuperojë Kevin de Bruynen, ndërsa Eden Hazard nuk ia ka dal.

Në anën tjetër Federico Chiesa e ka zënë vendin e Domenico Berardit, ndërsa edhe Ciorgio Chiellini, kthehet të luajë nga minuta e parë.

Te Belgjika në sulm është Romelu Lukaku, ndërsa te Italia do të jetë Ciro Imobile.

Belgjika: Courtois; Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen; Meunier, Tielemans, Witsel, T.Hazard; De Bruyne, Lukaku, Doku.

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne.

Të ngjashme