Formacionet zyrtare: Burnley – Chelsea

Prishtinë | 31 Tet 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Burnley është nikoqir i Chelseat për takimin që luhet në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 16:00 në stadiumin Turf Moor.

Për këtë sfidë, Burnley do të jetë pa Cork dhe Mee, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Frank Lmapard nuk mund të llogarisë vetëm në Billy Gilmourin që edhe pse është kthyer në stërvitje ende nuk është rikuperuar tërësisht nga lëndimi në gju.

Formacioni startues i Burnleyt: Pope, Lowton, Long, Tarkowski, Taylor, Westwood, Brownhill, Stephens, McNeil, Wood, Barnes.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy, James, Silva, Zouma, Chilwell, Mount, Kante, Havertz, Ziyech, Abraham, Pulisic. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme