Formacionet zyrtare: Challandes me disa ndryshime në sfidën Kosovë-Gjeorgji

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Kosova është nikoqire e Gjeorgjisë në ndeshjen e xhiros së gjashtë në fazës kualifikuese grupore për Kampionatin Botëror.

Dardanët nuk janë në garë për një vend në ‘Katar 2022’, por luajnë për ta ngritur pozitën e vet në grup dhe në renditjen e përgjithshme.

Fitorja është objektivi i nikoqirëve, të cilët në këtë takim e kanë objektivin e qartë – triumfin.

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka ardhur me disa ndryshime në formacionin startues të skuadrës sonë.

Formacioni startues i Kosovës: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti; Halimi, Dresevic, Celina; Rashica, Muriqi, Rashani.

Formacioni startues i Gjeorgjisë: Loria; Kakabadze, Kashia, Dvali, Giorbelidze; Tsitaishvili, Kvekveskiri; Kvaratskhelia, Gvilia, Lobzhanidze; Okriashvili.

Të ngjashme