Formacionet zyrtare: Drita dhe Prishtina zhvillojnë kryendeshjen në Gjilan

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Stadiumi i Qytetit në Gjilan është arena e përballjes kryesore në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll që zhvillohet sot (e martë).

Kampioni i ka zhvilluar nëntë ndeshje deri më tani dhe ka arkëtuar 22 pikë, nga shtatë fitore, një barazim dhe një humbje, dhe pozicionohet në vend të dytë në tabelë (katër pikë prapa Ballkanit).

Kryeqytetasit i kanë zhvilluar dhjetë xhiro dhe kanë regjistruar katër fitore, dy barazime dhe katër humbje, ndërsa qëndrojnë në vend të pestë me 14 pikë të grumbulluara.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ardian Nuhiu dhe Zekirija Ramadani, të cilët i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Dritës: Maloku; Blakqori, Cuculi, Limani, Brdarovski; Namani, Vucaj; Ajzeraj, Fazliu, Xh. Shabani; Rexha.

Formacioni startues i Prishtinës: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Abazi, Mankenda, John.

Kryendeshja e xhiros së 12-të ndërmjet Dritës dhe Prishtinës zhvillohet me fillim në orën 13:30. /Telegrafi

Të ngjashme