Formacionet zyrtare: Irlanda e Veriut – Kosova

Prishtinë | 24 Sht 2022 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Irlanda e Veriu-Kosova.

Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafire e asaj të Irlandës së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për grupin e dytë të ligës C, në kuadër të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ do kërkojnë fitoren e dytë ndaj irlandezëve, sot në Belfast, përcjell lajmi.net.

Djelmoshat kosovarë tashmë do luajnë për pozitën e dytë në grup, pasi në atë të parën janë Greqia (12 pikë) që kanë dyfishin e pikëve që ka Kosova (6 pikë).

Pritet të jetë një ndeshje jo shumë e vështirë për ekipin e Alain Giresse.

Të ngjashme