Formacionet zyrtare: Kampioni evropian përballet me atë botëror

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Në Puskas Arena zhvillohet sfida e madhe e Grupit F ndërmjet kampionit evropian, Portugalisë dhe kampionit botëror, Francës.

Les Bleus tashmë e kanë siguruar kualifikimin, mirëpo do të luajnë për vendin e parë në grup.

Në anën tjetër, portugezët kanë nevojë për së paku një pikë për ta pasur të sigurt kualifikimin, megjithëse mund të kualifikohen edhe me humbje me pak gola.

Përzgjedhësit Fernando Santos dhe Didier Deschamps i kanë përgatitur ekipet, me të cilat do ta fillojnë takimin nga minuta e parë.

Formacioni startues i Portugalisë: Rui Patricio; Semedo, Pepe, Ruben Dias, Guerreiro; Danilo, Moutinho, Renato Sanches; Bernardo Silva, Diogo Jota; Cristiano Ronaldo.

Formacioni startues i Francës: Lloris; Kounde, Varane, Kimpembe, Lucas Hernandez; Kante, Pogba; Tolisso, Griezmann, Mbappe; Benzema.

Të ngjashme