Formacionet zyrtare: Kosova – Armenia, startojnë tre futbollistë të Superligës

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte miqësoren e parë të nëntorit.

“Dardanët” do ta presin Armeninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në përballjen që do të nisë në orën 18:00.

Kjo do të jetë edhe përballja e parë mes ekipeve të këtyre dy shteteve në një ndeshje futbolli.

Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi dhe Muharrem Jashari janë futbollistët e Superligës që do të luajnë nga fillimi.

Formacionet zyrtare:

Kujtojmë se Kosova pas tri ditësh, më 19 nëntor, do të luajë ndeshjen tjetër miqësore, kundër Ishujve Faroe.

Të ngjashme