Formacionet zyrtare, Kosovë – Jordani: Gliha debuton me disa ndryshime

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Kosova sot do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Jordaninë stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e djelmoshave tanë pa përzgjedhësin Bernard Challandes i cili u largua muaj më parë.

Drejtimin për ndeshjen e sotme dhe atë të fundit zyrtare për kualifikimet e Kampionatit Botëror, do ta ketë Primoz Gliha, i cili ka befasuar me rreshtimin.

Ai për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me Arijanet Muric në portë.

Mbrojtja përbehet nga Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Betim Fazliji, Fidan Aliti dhe Mirlind Kryeziu.

Në mesfushë do të jenë Herolind Shala, Valon Berisha e Besar Halimi

Ndërsa sulmi i është besuar Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës.

Ndeshja fillon në ora 18:00.

Kosova: Muric, Kryeziu, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Fazliji, Shala, V. Berisha. Rashica, Muriqi, Alimi

Jordania: Abulaila, Al-Dumeiri, Nasib, Abuhasheesh, Haddad, Al Raëadbeh, Haikal, Marde, Abdullarman, Faisal, Olëan.

Të ngjashme