Formacionet zyrtare nga derbi: Man.City – Arsenal, mungon Xhaka

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Sot zhvillohet kryendeshja e javës së 25-të në Premier Ligë mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, transmeton Gazeta Metro.

Ndeshja pritet të jetë interesante për faktin se Cityt i duhet fitorja për ta ndjekur Liverpoolin në garën për titull, kurse Arsenali kërkon fitore për ta vazhduar luftën për të siguruar një vend në top katershën.

Manchester City vjen nga një humbje befasuese javën e kaluar nga Newcastle United, kurse Arsenali nga një fitore ndaj Cardiffit.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje Shkodran Mustafi është startues, kurse Granit Xhaka dhe transferimi i janarit, Denis Suarez, nuk janë ftuar fare, ndërsa Arjanet Muric është në bankën rezervë te Manchesteri.

Kjo ndeshje zhvillohet në ‘’Etihad Stadium’’ me fillim prej ores 17:30./gazetametro.net

Formacioni startues i Manchester Cityt:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme