Formacionet zyrtare, Portugali – Spanjë, gjithçka gati për derbin Iberik

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 19:29 | Nga

Kombëtarja e Portugalisë dhe kombëtarja e Spanjës përplasen në kryendeshjen e mbrëmjes në Kampionatin Botëror.

Sfida do të zhvillohet në Fisht stadium të Sochit, një stadium spektakolar ku dy kombet e iberikut do të masin forcat.

Kampioni i Evropës, Portugalia në sulm ka të madhin Cristiano Ronaldo, e pikërisht sulmuesi i Real Madridit do të jetë rreziku kryesor për Sergio Ramosin, kapitenin e Spanjës dhe bashkëlojtarin e tij te mbretërit.

Spanja ka tetë ndeshje rresht me fitore, por ishte tronditur nga largimi i Julen Lopeteguit.

Spanja nuk ka pranuar gol që katër ndeshje dhe Portugalia ka punë të vështirë.

Formacioni i Spanjës: De Gea; Nacho, Pique, Ramos, Alba; Busquets, Koke; Silva, Isco, Iniesta; Diego Costa.

Formacioni i Portugalisë: Rui Patricio; Cedric, Pepe, Fonte, Guerreiro; W.Carvalho, Moutinho; Fernandes, B.Silva, Guedes; Ronaldo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme