Formacionet zyrtare: PSG-City, dueli i klubeve të pasura

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Paris Saint-Germaini dhe Manchester City zhvillojnë njërën prej ndeshjeve kryesore të raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Derisa skuadra angleze triumfoi me goleadë ndaj RB Leipzigut, ekipi francez luajti baras ndaj Club Brugge, ashtu që pritet një sfidë interesante në Parc des Princes

Strategët Mauricio Pochettino dhe Pep Guardiola i kanë përgatitur taktikat dhe formacionet e tyre për këtë përballje.

Paris Saint-Germainit: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes; Ander Herrera, Verratti, Gueye; Messi, Mbappe, Neymar.

Manchester City: Ederson; Walker, Rúben Dias, Laporte, Cancelo; Bernardo Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Sterling, Grealish.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme