Formacionet zyrtare të derbit në La Liga: Real Madrid – Sevilla

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi dhe Sevilla i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 20-të në La Liga.

Los Blancos do të jenë nikoqir të rivalit në ligë në ndeshjen që fillon në ora 16:00 në Santiago Bernabeu.

Zinedine Zidane për këtë takim nuk mund të llogaris në lojtarët si, Marco Asensio, Eden hazard e Sergio Ramos që janë të lënduar, ndërsa Fede Valverde është i suspenduar nga Superkupa e Spanjës.

Në anën tjetër, Sevillës do t’i mungojë vetëm Luis Ocampos, që po ashtu është i suspenduar shkaku i kartonëve të verdhë.

Formacioni startues i Real Madridi: Courtois, Carvajal, Militao, Varane, Kroos, Modric, Marcelo, Casemiro, Lucas, Jovic, Rodrygo.

Formacioni startues i Sevillës: Vaclík – Navas, Koundé, Diego Carlos, Reguilón – Fernando, Gudelj, Banega – Munir, Vázquez, De Jong.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme