Formacionet zyrtare: United – Tottenham, Mourinho rikthehet për herë të parë në Old Trafford që nga shkarkimi

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Përballja kryesore e javës së 15-të në Ligën Premier do të jetë ajo në mes të Manchester Unitedit dhe Tottenham Hotspurit.

Derbi që fillon në ora 20:30 do të zhvillohet në stadiumin ‘Old Trafford’, e që kjo do të thotë edhe rikthimin e Jose Mourinhos për herë të parë aty, që nga shkarkimi që iu bë para një viti.

Portugezi e zëvendësoi Mauricio Pochettinon e shkarkuar te Spurs, ndërsa sonte do të përballet me ish-skuadrën e tij.

Formacioni startues i Manchester United: De Gea, Wan-Bissaka, lindelof, Maguire, Young, McTominay, Fred, James, Lingard, Rashford, Greenwood.

Formacioni startues i Tottenhamit:  Gazzaniga, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Vertonghen, Winks, Sissoko, Dele, Son, Lucas, Kane (C). 

Të ngjashme