Formacioni bazë dhe bankina – a mundet Barcelona e Xavit t’i fitojë të gjithë trofetë

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Xavi Hernandez është tashmë trajner i Barcelonës, derisa të hënën e javës që po vije do të prezantohet në Camp Nou.

Spanjolli u largua nga Al Sadd, për të zëvendësuar Ronald Koemanin e shkarkuar dhe tashmë po fillon një aventurë emocionuese.

Kaluan gjashtë vite nga largimi i Xavit si lojtar nga Barcelona, ndërsa ai tani po rikthehet si trajner atje.

Por,strategu i ri do të kërkojë disa transferime për të rikthyer klubin në majat e futbollit botëror, derisa në listë ka disa emra.

Në listën e Xavit për transferime raportohet të jenë emra si Jules Kounde, Paul Pogba, Dani Olmo dhe Erling Haaland.

Me këtë katër përforcime, Barcelona do të kishte një skuadër edhe më sulmuese, por edhe banka rezervë do të ishte një ekip i dyte.

Si zëvendësues nga bankina do të ishin emra si, Gavi, Ansu Fati, Sergio Aguero, Gerard Pique, Sergio Busquets, Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho.

p1fjh3ijh51qav1bk26941uq515d6b.jpg

Të ngjashme