Formacioni i ëndrrave nga Alisson

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 09:47 | Nga

Portieri i Romës, Alisson Becker, ka zgjedhur formacionin e tij të ëndrrave.

Braziliani në njëmbëdhjetëshin më të mirë në histori ka përfshirë shumicën e lojtarëve që në të kaluarën ishin pjesë e Serie A.

Vetëm Lionel Messi dhe bashkëlojtari i tij aktual te Përfaqësuesja e Brazilit, Neymar, nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e kampionatit italian.

Formacioni i Alisson: Taffarel; Cafu, Maldini, Cannavaro, Roberto Carlos; Pirlo, Totti, Zidane; Messi, Ronaldo, Neymar.

25-vjeçari në sezonin e fundit befasoi të gjithë me paraqitjet e mira me klubin nga kryeqyteti italian.

Ai është kërkuar nga shumë skuadra të mëdha, e fundit është Liverpooli i Jurgen Klopp.

Alisson është pjesë e Përfaqësueses së Brazilit për ‘Rusia 2018’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme