Formacioni i Interit kundër Juventusit në derbin e Series A

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 13:53 | Nga

Inter me formacionin gati për ballafaqimin ndaj Juventusit në Serie A.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti është duke bërë vlerësimet e fundit para përcaktimit të formacionit për ndeshjen derbi kundër Juventusit në Serie A.

“Nerazzurrët” presin kampionin në fuqi në Giuseppe Meazza në një ballafaqim shumë të rëndësishëm për të dyja skuadrat.

“Gianluca di Marzio” ka sjellë lajmet e fundit nga skuadra milaneze në lidhje me formacionin që pritet ta fillojë takimin ndaj Juventusit, përcjell lajmi.net.

Inter (4-2-3-1): Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Brozovic, Vecino; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi.

Të ngjashme