Formacioni i javës në Zvicër i mbipopulluar me futbollistë shqiptarë

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Java e 10-të në elitën e futbollit zviceran ka qenë javë ku kanë shkëlqyer futbollistët shqiptarë.

Befasia më e madhe e kësaj jave ishte humbja e kampionit në fuqi të Zvicrës, Young Boysit në shtëpi nga Luzerni 2-3, ku Shkëlqim Demhasaj shënoi gol.

E gola në këtë javë kanë realizuar edhe Benjamin Kololli (2)dhe Ermir Lenjani në barazimet e skuadrave të tyre ndërsa Albian Ajeti me golin e tij i dha fitoren Baselit.

Ndërkohë në listën e asistuesve ishte mesfushori i talentuar Bastien Toma tek Sioni.

Formacioni i javës së 10-të në Superligën e Zvicrës ka qenë i mbipopulluar nga shqiptarët pasi nga 11 futbollistë tre ishin nga Kosova.

Arlind Ajeti debutoi me sukses për Grasshopperin dhe zë vend në formacionin e javës nga SportalHD.

Ndërkohë goli i shënuar për Sionin e ka futur në formacion edhe Ermir Lenjanin që u grumbullua përsëri nga Kombëtarja e Shqipërisë.

E padyshim më i miri këtë javë në Superligën e Zvicrës ishte Benjamin Kololli që me dy golat e tij i nxori një pikë Zurichut në udhëtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme