Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Gjeorgjisë: Bernard Challandes pritet të bëjë shumë ndryshime

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Kosova do të jetë mysafir i Gjeorgjisë për takimin që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës që mbahet në Katar në fund të vitit të ardhshëm.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në “Batumi Stadium”, me Dardanët që shihen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, Bernard Challandes do të ketë mungesa si ajo e Arbër Zenelit dhe Edon Zhegrovës që janë të lënduar, derisa Milot Rashica nuk është lejuar të udhëtojë nga Norwichi, pasi Gjeorgjia është në listën e zezë të Britanisë së Madhe në masat anti-COVID.

Katërshja në fazën defanzive përbëhet nga, Mërgim Vojvoda e Florent Hadërgjonaj që luajnë në krah, e në qendër prite të vendosen Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti.

Një avancim befasuese mund të jetë për Ibrahim Dresevic, që do të jetë në mesfushë, në partneritet me Besar Halimin.

Para tyre, do të jenë të vendosur treshja, Lirim Kastrati, Valon Berisha dhe lojtari më në formë aktualisht i Kosovës, Elbasan Rashani.

Të ngjashme