Formacioni i mundshëm i Kosovës në takimin me Maltën

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll të shtunën nga ora 18:00 do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, ndaj Maltës.

Ndeshja do të zhvillohet në kryeqytetin Valeta, në stadiumin Ta’ Qali.

Kosova do të kërkojë fitoren në këtë takim, që do të ja siguronte një kalim në fazën tjetër të kualifikimeve.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: (4-2-3-1)

Në portë Ujkani, në mbrojtje Vojvoda,Rrahmani, Aliti,Kololli, në mesfushë do të paraqiten Kryeziu, Shala, Zeneli, Berisha, Avdijaj/Zhegrova, kurse në sulm  do të jetë Muriqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme