Formacioni i mundshëm i Kosovës

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës para vetes ka një sfidë shumë të rëndësishme kualifikuese për Euro 2020.

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes, do të përballet me Malin e Zi, në stadiumin e qytetit në Podgoricë.

Edhe pse trajneri Challandes në konferencën për media ka qenë shumë i rezervuar, ai pritet që ndaj Malit të Zi të fillojë me skemën 4-2-3-1.

Në portë do të jetë portieri i Manchester Cityt, Aro Muric, shkruan lajmi.net.

Faza e mbrojtjes do të përbëhet nga Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Leart Paqarada.

Në mesfushë në fazën defensive do të vendosën Florent Hadërgjonaj dhe Besar Halimi.

Faza ofensive do të jetë me lojtarët më në formë te Kosova, si Milot Rashica, Arbër Zeneli dhe Bersant Celina, ndërsa në qendër të sulmit do të jetë Vedat Muriqi.

Të ngjashme