Formacioni me të cilin Arteta mund të tentojë të fitojë kundër Manchester Cityt

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Me rikthimin e Ligës Premier në këtë mes javë, Arsenali duhet të mendojë se si duhet të renditet kundër Manchester Cityt.

Citizens do të jenë nikoqir të The Gunners në takimin që fillon të mërkurën (nesër) me fillim nga ora 21:15.

Arsenali është aktualisht pesë pikë mbrapa Manchester United, që janë në pozitën e pestë dhe janë të kualifikuar në Ligën e Kampionëve, nëse qëndron ndëshkimi i UEFA-s për Cityn në dy vite mospjesëmarrje në garat evropiane.

Skuadra londineze është aktualisht në vendin e nëntë dhe duhet që së paku të sigurojë Ligën e Evropës, e që do të ishte e mrekullueshme nëse futen në garën më të madhe për klube në Evropë.

Skuadra e Pep Guardiola nuk ka ndonjë motiv të madh për të luajtur në këtë takim, shkaku i dënimit nga shtëpia e futbollit evropian, mirëpo mund të tentojnë t’i prishin punë Mikel Artetas.

Dy spanjollët kanë qenë duke bashkëpunuar për afro tri sezonesh, derisa Arteta kaloi në Emirates si zëvendësues i Unai Emerys së shkarkuar.

Në këtë derbi, spanjolli mund të luajë me formacionin 4-3-3.

Leno do të ishte në portë, derisa para tij mund të vendosen, Hector Bellerin, David Luiz, Shkodran Mustafi, Kieran Tierney.

Mesfusha do të përbëhej nga lojtarët si, Dani Ceballos, Guendouzi dhe Granit Xhaka, derisa krahët e sulmit do të shini me Bukay Sakan dhe Nicolas Pepen, që do të ndihmonin në sulm Pierre-Emerick Aubameyangun. 

Të ngjashme