Formacioni më i mirë i Brazilit sipas Cafu, s’ka vend për Ronaldinhon e Neymarin

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 08:51 | Nga

Ronaldo, Rivaldo, Pele, Zico dhe Roberto Carlos janë vetëm disa nga lojtarët që kanë zënë vend në formacionin më të mirë të të gjitha kohërave të Brazilit sipas legjendës, Cafu. Por, janë përjashtuar Ronaldinho, Romario dhe Neymari.

Cafu, që ka fituar dy Kupa të Botës, nuk e ka pasur të vështirë që të zgjedhë formacionin më të mirë të të gjitha kohërave të Brazilit ku figurojnë legjenda të Barcelonës, Real Madridit dhe Santosit, raporton Goal, transmeton Gazeta Express.

Ronaldinho, që pati një karrierë të shkëlqyer me Brazilin, sidomos me fanellën e Barcelonës, nuk ka zënë vend në këtë formacion, ashtu si Romario dhe tani ylli numër një i tyre, Neymari…

“Është e lehtë t’i zgjedhë dy sulmues”, tha Cafu.

“i pari është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave – Pele. A kam nevojë të them diçka tjetër për të?”

“Sportisti i shekullit, ka shënuar më shumë se 1,000 gola dhe e ka fituar Kupën e Botës tri herë. Ai ishte i kompletuar. Nuk kam nevojë të them diçka tjetër, Pele është Pele. Asnjë nuk mund ta mposhtë atë”, shtoi Cafu.

Përkrah më të mirit të të gjitha kohërave rreshtohet ‘Fenomeni’.

“Partneri i Peles në sulm është Ronaldo,” vijoi Cafu.

“Ai ishte i mrekullueshëm gjithashtu. Duhet t’i kushtonit rëndësi të dyja këmbëve të Ronaldos sepse ishte i mirë me të dyja. Ai ka qenë shembull për të gjithë. Pati shumë lëndime, por gjithmonë ka luftuar për t’i lënë prapa problemet serioze dhe ia ka dalë. Në vitin 2002 (Brazili fitoi Kupën e Botës) ai ishte shumë i rëndësishëm për ne”, theksoi mes tjerash Cafu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme