Formacioni i Unitedit për ndeshjen ndaj Crystal Palace

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 15:48 | Nga

Manchester United do të takohet sonte me Crystal Palace në kuadër të Premierligës angleze.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho dëshiron vetëm fitore ndaj Crystal Palace, për t’u kthyer në vendin e dytë në Premierligë dhe për të bërë një hap të rëndësishëm drejt një pozite që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Ai për të arritur këtë fitore do të luajë me formacionin më të mirë, ku nga minuta e parë pritet të luajnë Paul Pogba dhe Eric Bailly.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00 në Old Trafford

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme