Formacioni zyrtar i Francës për ndeshjen ndaj Bullgarisë, yje të mëdha në përbërjen startuese

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Franca luan sonte miqësoren e fundit para fillimit të Kampionatit Evropian.

Bullgaria do të jetë kundërshtari i natës së sontme për kombëtare e Francës.

Tashmë është publikuar formacioni zyrtar, atje ku Benzema, Mbappe dhe Griezmann do të luajnë së bashku në vijën e sulmit.

Tolisso, Kante dhe Pogba janë rreshtuar në mesfushë, kurse Hernandez, Kimpembe, Varane dhe Pavard në mbrojtje.

Në portë është vendosur Hugo Lloris.

Të ngjashme