Formacioni zyrtar i Kosovës për ndeshjen me Maltën

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Kosova do të zbresë sonte në fushë kundër Maltës për të zhvilluar miqësoren e dytë për muajin qershor.

‘Dardanët’ luajnë këtë miqësore pas fitores 4-1 ndaj San Marinos në “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje është e paraparë të zhvillohet në ‘Worthersee Stadion’ të Klagenfurt në Austri.

Të dy ekipet kanë publikuar formacionet startuese.

Në portë te Kosova do të jetë Visar Bekaj, kurse para tij janë Aliti, Fazliji, Rrahmani dhe Vojvoda.

Në mesfushë është treshja Kryeziu, Idrizi dhe Shala, kurse në sulm Zeneli, Lirim Kastrati dhe Rashica që do të luajë si 9 fals.

Kosova është përballur në të kaluarën me këtë skuadër, dy herë në Ligën e Kombeve, ku në sfidën e fundit në udhëtim triumfoi 5-0.

Pas këtij takimi, Kosova me lojtarët e ftuar nga lista e dytë do të udhëtojë në Antalya, ku do të luajë dy ndeshjet miqësore me Guinenë dhe Gambinë, më 8 respektivisht 11 qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme