Formati i ri i Botërorit për Klube, merr pjesë edhe Chelsea e Real Madrid

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Të enjten do të shohim që Këshilli i FIFA do të konfirmojë zyrtarisht detajet e Kupës së Botës së re për Klube.

Është tepër e mundshme që turneu do të zhvillohet në Kinë, me Real Madrid dhe Atletico Madrid që tashmë janë kualifikuar për turneun së bashku me Chelsea dhe Liverpool, dy fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Nuk do të ketë ftesa për ekipe speciale.

Në vend të kësaj, çdo pjesëmarrës i vetëm do të ketë fituar vendin e vet për shkak të përformancave të tyre në garat kontinentale brenda rajonit të tyre përkatës.

Të ngjashme