Formë e mirë e lojtarëve të Kosovës para ndeshjes me Maltën

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Kthimi i Valon Berishës dhe forma e lartë që po kalon Lirim Kastrati mund të bëjnë që të ketë ndryshime në përbërjen e Kosovës për ndeshjen ndaj Maltës, që luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Përfaqësuesja të hënën (sot) nis përgatitjet për këtë ndeshje dhe për atë ndaj Ishujve Faroe që luhet të dielën tjetër në Torshavn të Ishujve Faroe. Janë këto ndeshje që i takojnë grupit të tretë të Ligës D të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka marrë sinjale pozitive nga lojtarët gjatë kësaj fundjave, por edhe në javët e kaluara. Natyrisht fitorja më e madhe për ekipin e Challandesit vlerësohet kthimi i Valon Berishës, që në eliminatoret për botëror ishte lider i përfaqësueses, shkruan sot Koha Ditore.

Berisha nuk ka luajtur për Kosovën që nga nëntori i vitit të kaluar, ndërsa së fundi ka sanuar një lëndim muskulor që e mbajti jashtë fushës së blertë. Ai të enjten debutoi për Lazion në Ligën e Evropës, ndërsa të dielën debutoi edhe në Serie A. Luajti prej minutës së 85-të në fitoren 1:0 ndaj Fiorentinas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme