Formula 1, Ferrari dhe Mercedes vazhdojnë garën në Kanada

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 13:55 | Nga

Cirku më i shpejtë në botë, arriti në Kanada, ku këtë fundjavë do të mbahet garën e shtatë e sezonit të Formula 1.

Gara do të zhvillohet në Montreal në pistën “Gilles Villeneuve”, ku nesër në ora 19.00 sipas kohës të Evropës qendrore do të fillon trajnimi, ku pilotët do të luftojnë për pozitat startuese.

Fillimi i Grand Prix kanadez është planifikuar për orën 20.00 të dielën, ndërsa pilotët do të ngasin 70 xhiro në pistën e gjatë 4.361 metra.

Piloti i Ferrarit, gjermani Sebastian Vettel ka mbledhur 129 pikë dhe kryeson renditjen pas gjashtë garave të para, ndërsa në vendin e dytë është Lewis Hamilton i cili me bulitin e tij Mercedes ka mbledhur 104 pikë.

Në vendin e tretë dhe të katërt janë dy finlandezë, Valtteri Bottas, i cili me Mercedes ka 75 pikë dhe Kimi Raikkonen me Ferrari ka 67 pikë.

Në renditjen e konstruktorëve me 196 pikë të fituara udhëheq ekipi i Ferrarit kurse në pozitën e dytë është Mercedes me 17 pikë më pak. Ekipi i Red Bull është në pozitën e tretë me 97 pikë e ndjekur nga India me 53 pikë dhe Toro Rosso me 29 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme