Franca në finale, Gjermania në shtëpi

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 22:56 | Nga

Nikoqiri i Euro 2016, Franca ka siguruar kualifikimin në finale pasi ka eliminuar kampionin e botës Gjermaninë 2 me 0 në gjysmëfinale.

Antoine Griezmann shënoi të dy golat në triumfin historik të Francës.

Golin e parë, sulmuesi i Atletico Madridit e shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë nga pika e bardhë, ndërsa të dytin në minutën e 72-të.

Gjermania u përpoq të kthehej në lojë, por pavarësisht rasteve Hugo Lloris mbeti i pamposhtur.

Në finalen e të dielës, Franca do të luajë me Portugalinë.

france 2016 1

france

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme