Franca kryeson pas pjesës së parë me Kroacinë

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Franca është duke kryesuar 2:1 ndaj Kroacisë pas pjesës së parë, në ndeshjen e Ligës A të Ligës së Kombeve. Është një përsëritje e finales së Botërorit 2018, të cilën e kishte fituar Franca.

Kroacia kishte kaluar në epërsi në minutën e 17-të me anë të Dejan Lovrenit, ndërsa Franca realizoi dy gola të shpejt në fund të pjesës së parë me anë të Antoine Griezmannit (43’) dhe Anthony Martialit (45’).

Ndeshja i takon Grupit 3 të Ligës A të Ligës së Kombeve. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Portugalia po fiton 1:0 në Suedi. Cristiano Ronaldo në fund të pjesës së parë e ka realizuar golin e Portugalisë.

Belgjika në Ligën A është duke e mposhtur 2:1 Islandën, në Grupin 2, ndërsa Danimarka e Anglia po luajnë pa gola.

Të ngjashme