Franca pritet të dënohet me 100 mijë euro pas skandalit me himnin kombëtar

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Incidenti me himnin kombëtar të Shqipërisë, në ndeshjen Francë-Shqipëri, nuk është pritur mirë nga UEFA, dhe është hapur një procedim disiplinor.

Dënimi do të bëhet publik më datën 17 tetor, teksa Franca pritet të dënohet me 100 mijë euro nga UEFA, ndërkohë që nuk është çudi që të ketë një pezullim të fushës.

Kujtojmë se ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë nisi me shtatë minuta vonesë, pasi në “Stade de France” u ekzekutua himni i Andorrës në vend të atij të Shqipërisë.

Të ngjashme