Francezi Laporte pritet ta përfaqësojë Spanjën në Kampionatin Evropian

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi francez, Aymeric Laporte mund ta përfaqësojë Spanjën në Kampionatin Evropian që nis sot një muaj.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique kërkoi nga Federata Spanjolle e Futbollit që të shqyrtojnë mundësitë për ta ftuar ish-reprezentuesin e Francës U-21.

Federata e Spanjës janë duke e pritur konfirmimin nga FIFA, përcjell Gazeta Express.

Laporte u lind në Agen të Francës dhe iu bashkua Athletic Bilbaos duke kaluar tetë vite para se të bashkohej me Manchester Cityn për 65 milionë euro.

26-vjeçari e përfaqësoi vendin e tij të lindjes në nivelet e ndryshme të të rinjve, por nuk u ftua asnjëherë nga Didier Deschamps në ekipin e seniorëve.

MARCA raporton se nuk ka pengesa që do ta ndalonin Laporten të përfaqësojë Spanjën, madje qysh tani në Kampionatin Evropian.

Të ngjashme