Francis: Nuk i frikësohemi United-it

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Bournemouthit, Simon Francis thotë se ekipi i tij nuk i frikësohet Manchester Unitedit siç ka ndodhur në të kaluarën, transmeton zeri.info

Momentalisht gjendet dy pozita më lartë sesa “djajtë e kuq”, derisa do të përballen mes vete të shtunën.

Forma e Unitedit është përmirësuar së fundmi, por Francis thotë se nuk iu frikësohet atyre.

“Sigurisht se nuk ekziston faktori frikë. Prej formës momentale mund të thuhet se ne mund të hyjmë si favorit në këtë ndeshje”, deklaroi Francis.

“Me pikët që kemi grumbulluar deri më tani, edhe nëse humbasim ndaj Manchester Unitedit, njerëzit mund të thonë se është në rregull, ata kanë pasur një fillim të mirë të edicionit, por ne nuk e shohim në këtë mënyrë”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme