Frank de Boer trajner i Kombëtares së Holandës

Prishtinë | 23 Sht 2020 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

50 vjeçari, do të zë vendin e Ronald Koeman, i cili u largua nga Holanda, për të marrë drejtimin e Barcelonës këtë verë.

“Frank de Boer është emëruar trajner i Kombëtares së Holandës”, thuhet në njoftimin e federatës holandeze, përcjell lajmi.net.

Sipas njoftimit, De Boer ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Holandën.

Gjatë karrierës së tij si trajner, de Boer ka qenë në krye të Ajax, Inter, Crystal Palace dhe Atlanta United.

Të ngjashme