Frank Lampard shumë afër të bëhet trajner i skuadrës së njohur në Premier League

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-trajneri i Chelsea, Frank Lampard është pretendenti kryesor për të zëvendësuar Roy Hodgson si menaxher i Crystal Palace.

Sipas The Telegraph Eyes, ish futbollisti anglez është shumë pranë një marrëveshje me skuadrën e Crystal Palace, përcjell GazetaBlic.

Lampard ka qenë i lidhur me disa skuadra që kur u largua nga Chelsea, por që nuk kishte diçka konktrete në këtë drejtim.

Lampard ishte më herët edhe trajner i skuadrës së Derby County, skuadër të cilën e drejtoi për 57 ndeshje.

Kurse, skuadrën e Chelseas e drejtoi në 84 ndeshje zyrtare.

Të ngjashme