Frazat kryesore të Messit në konferencë për shtyp

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi u prezantua sot në konferencë për shtyp teksa u prezantua tek klubi i tij i ri, Paris Saint-Germain. Ylli argjentinas i shprehu ambiciet që i ka me klubin e ri, ku ka shkuar për të fituar trofe të rëndësishëm.

Ai ndihet i lumtur dhe krenar që do të luajë në një klub të madh dhe me lojtarë të mëdhenj. Më poshtë mund t’i lexoni deklaratat e Messit në konferencë për shtyp.

LEO MESSI – “Përshëndetje të gjithëve, Dua të falënderoj presidentin për fjalët e tij dhe të them se jam shumë i lumtur. Largimi nga Barcelona ishte shumë i vështirë, por jam shumë i lumtur që bashkohem me PSG, një klub me ambicie dhe me një ekip të nivelit të lartë, ku luajnë lojtarë më të mirë. Negociatat ishin shumë të shpejta dhe serioze, menjëherë pas deklaratës së Barcelonës të enjten e kaluar. Kam ardhur këtu me dëshirën për të fituar. Po shijoj gjithçka për momentin dhe mezi prej të stërvitem, të takoj shokët e rinj të skuadrës, trajnerin dhe të nis këtë fazë të re në karrierën time. Faleminderit klubit për mënyrën se si më ka pritur. Shpresoj të vazhdoj të fitoj në këtë klub, që ka shumë ambicie. E di që të gjithë do të japin maksimumin për të fituar. Qëllimi im është të rritem, të fitoj tituj dhe shpresoj të kemi sukses së bashku. Falënderoj edhe njerëzit këtu, pasi pritja nga ata në qytet ishte befasuese. Jam i sigurt se së bashku do të luftojmë për të arritur objektivat që ka vënë klubi.

“Neymar e Mbappe në ekip? Do të jetë mirë të jesh në gjendje të jesh çdo ditë me këtë ekip, që ka me të vërtetë lojtarë të mëdhenj. Ka pasur shumë afrime dhe kishte po ashtu lojtarë cilësorë më parë. Kështu që do të luaj me më të mirët dhe kjo është e mrekullueshme.

“Debutimi me PSG? Nuk e di kur do debutoj, por vij nga një periudhë pushimesh. Gjithsesi nuk e kam ndalur në asnjë moment stërvitjen. Do të flas me stafin teknik, por sigurisht që më duhet pak stërvitje në fillim. Mezi pres të filloj stërvitjen dhe shpresoj të jem gati sa më shpejt, pasi me të vërtetë e dua diçka e tillë”.

“Kalimi nga Barcelona te PSG? Gjithçka ka ndodhur javën e kaluar ishte e vështirë nga ana emocionale. Nuk dua të lë pas gjithçka që kam përjetuar, por jam i kënaqur për këtë fazë të re që po nisi, si nga pikëpamja sportive, ashtu edhe nga ana familjare. Duhet të jem gati shpejt për PSG-në”.

“Tifozët? Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për gjithë këta njerëz që më mirëpritën në një mënyrë të çmendur. Jam i sigurt që do të kemi një vit të jashtëzakonshëm dhe shpresoj që tifozët të përfitojnë nga ardhja ime këtu”.

“Champions League? Nuk është e lehtë, ndonjëherë mund të kesh ekipin më të mirë dhe në fund nuk e fiton sepse futbollin e vendosin detaje të vogla. PSG iu afrua shumë fitores së Champions League dhe nuk e fitoi, edhe pse kishte ekipe të forta. Është një kompeticion ku luajnë më të mirë dhe është me të vërtetë e vështirë të fitosh. Nuk e di se çfarë mund të na mungojë, por duhet të jemi grup i bashkuar. Nga jashtë mund të shoh dhe të them që keni nevojë për pak fat, që gjithmonë duhet në futboll. Ka ndodhur në të shkuarën që ekipet më të mira nuk mundën ta fitonin Champions League dhe kjo është ajo që e bën këtë kompeticion të madh dhe të veçantë”.

Të ngjashme