FRK-ja vendos për fatin e kampionatit të ragbit

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Komiteti i Federatës së Ragbit në Kosovës ka mbajtur sot një takim.

Aty është vendosur pezullimi i kampionatit të Ragbit së paku deri me 1 korrik.

Në komunikatën e lëshuar, thuhet se kjo federatë do ta shqyrtojë situatën për të vendosur lidhur me fatin e kampionatit.

“Komiteti i Federatës së Ragbit të Kosovës është takuar sot për të diskutuar rreth gjendjës së përgjithshme me pandeminë COVID-19 në Kosovë”.

“Komiteti ka vendosur që të vazhdojë të shtyjë suspendimin e ndeshjeve deri më së afërmi më 1 Korrik. Ne do të përcjellim situatën nga afër dhe do të vendosim në përputhje me situatën në terren më 1 Korrik”, thuhet në njoftimin e FRK-së.

Të ngjashme