FSHF injoron gjuhën shqipe, Panucci arsyetohet për rezultatet

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 13:02 | Nga

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një intervistë me selektorin Christian Panucci në kanaline vet zyrtar te youtube.

Intervista është publikuar në gjuhën italiane, pa përkthim me titra ose mbivendosje të zërit dhe është përkthyer më pas pjesë – pjesë nga mediat në Shqipëri.

“Nuk ka asgjë kaq të rëndë dhe katastrofike siç duan të duket. Bëmë dy ndeshje negative, sepse skuadrës i mbaroi benzina, pasi nuk jemi Brazili apo Franca. Jemi pa Bashën, Xhakën, Memushajn Grezdën, Sadikun. Mavraj ka 5 muaj që s’luan. Ukraina kishte futbollistë të Shakhtarit dhe Dinamos, pra me kualitet të ndryshëm”, tha Panucci.

Panucci premton se, pas pushimeve, kur ndeshjet të vlejnë vërtet pikë, gjithçka do të ndryshojë, raporton TCH.

“Nuk më pëlqen të gjej justififikime, por bateritë i kishim të shkarkuara. Kishim shumë të rinj dhe ishte e drejtë të rrezikonim dhe të provonim. Jam i bindur se në shtator, skuadra do të rikthehet konkurruese në Ligën e Kombeve”, tha më tej trajneri italian.

Shqipëria do të nisë fushatën e saj në Ligën e Kombeve në shtator, me ndeshjet ndaj Izraelit dhe Skocisë.

Për ata që e kutpojne gjuhën italiane, Insporti ua mundëson ta shikoni intervistën e plotë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme