FSHF-ja tregon se kur emërohet selektori i ri

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 15:09 | Nga

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se selektori i ri do të emërohet brenda muajit korrik.

Federata Shqiptare e Futbollit do ta zgjedhë brenda muajit korrik paraardhësin e Gianni De Biasit, i cili dha dorëheqje nga ekipi kuqezi.

Në një njoftim të bërë sot, FSHF kërkon të sqarojë opinionin publik dhe sportdashës se është në fazën e kontaktimit dhe vlerësimit të kandidatëve të mundshëm për trajneri të ri

Njoftimi i FSHF-së:

Federata e Futbollit kërkon të bëjë me dije të gjithë opinionin publik dhe sportdashës që ka nisur negociatat për të vendosur më pas, në një moment oportun dhe të afërt, emërimin e trajnerin e ri të ekipit kombëtar të futbollit, pas largimit të teknikut Gianni de Biasi.

Përzgjedhja e drejtuesit të ri të skuadrës përfaqësuese të futbollit është një proces që kërkon kohën e duhur.

FSHF ka nisur pikërisht me procesin e kontakteve dhe bisedave në lidhje me kandidaturat e mundshme, të cilat janë në një numër të konsiderueshëm.

Ato do të vlerësohen dhe pas kontakteve të marra, brenda muajit korrik do të vendoset edhe emri i ri i trajnerit të ekipit kombëtar. Gjatë gjithë kësaj kohe FSHF është në fazën e vlerësimit, kontakteve dhe bisedave për kandidaturat e ndryshme për të marrë drejtimin e skuadrës kombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme