Fulham 0-3 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Arsenali ka triumfuar në udhëtim te Fulhami me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen hapëse të sezonit 2020/21 në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas e ka nisur sezonin si është më së miri, pasi ka marrë një fitore të madhe te rivalët e Fulhamit, të cilët u inkuadruan këtë sezon në elitë.

Golat në këtë ndeshje për Topçinjtë u shënuan nga Alexandre Lacazette (8’), Gabriel (49’) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (57’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Willian, i cili pas dy asistime dhe një shtylle të goditur u notua me 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e vendasve, Marek Rodak që u vlerësua me notë 5.6.

Për 79-të minuta në këtë ndeshje luajti edhe ylli shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.9.

Fulham:

Arsenal:

Të ngjashme