Fulhami me ofertë të lartë për Berat Gjimshitin

Prishtinë | 04 Tet 2020 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Klubi anglez, Fulhami ka bërë ofertë në drejtim të Atalantas për mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimishiti.

Klubi i rikthyer këtë sezon në Ligën Premier është i interesuar të përforcohet edhe më tutje, pasi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin.

Mbrojtja është reparti ku klubi nga Craven Cottage dëshiron të përforcohet për të mos pasur një sezon të dështuar.

Njëri nga objektivat dhe dëshirat e Fulhamit është edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili po shkëlqen me Atalantan në sezonet e fundit.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Fulham kanë bërë një ofertë fillestare prej 17 milionë funtesh apo rreth 19 milionë eurosh për Gjimshitin.

Reprezentuesi 27-vjeçar i Shqipërisë është shfaqur si një opsion në mbrojtje përkrah Marlon të Sassuolo, Omar Colley të Sampdoria dhe Timo Baumgartl të PSV.

Megjithatë, një largim i Gjimshitit nga Atalanta duket i pamundur pasi shqiptari është një titullar i padiskutueshëm në skemat e trajnerin Gianpero Gasperini.

Të ngjashme