Fundjava sjell javën e tetë në futboll, vëmendja në derbin Gjilani-Llapi

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Fundjava është e rezervuar për xhiron e tetë të Superligës në futboll.

Takimi më interesant i vikendit do të jetë mes Gjilanit e Llapit. Forma e tyre në këtë fillim edicioni është e ndryshme.

Gjilanasit u turpëruar mesjavën që shkoi nga Drita në derbi, teksa gjenden të dytit në tabelë, me pikë të barabarta me lideren.

Në anën tjetër, llapjanët në pesë xhirot e fundit kanë tri humbje e dy barazime dhe janë të parafundit në tabelë.

Liderja, Drita i shkon Malishevës, që kanë mbetur pa trajner, pas shkarkimit të Arsim Thaqit. Malishevasit janë të gjashtit në tabelë.

Kampioni në fuqi, Ballkani që nga shtatë xhiro, ka luajtur katër sosh, ka tri fitore e një humbje dhe këtë javë i shkon Ferizajt, që barazoi me Trepçën’89 në mesjavë.

Sa jemi tek 89-shi, ata luajnë ndaj Dukagjinit, që ende nuk e ka shijuar fitoren e parë kampionale.

Drenica në shtëpi e pret Prishtinën, që po tregon formë të mirë deri më tani. Kryeqytetasit janë të tretit, kurse drenicasit të pestit.

Të ngjashme