Fury insiston se Seferi është kundërshtar i rrezikshëm

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 15:48 | Nga

Tyson Fury ka insistuar se nuk do ta nënvlerësojë boksierin shqiptar, Sefer Seferi dhe beson se ai është kundërshtar shumë i rrezikshëm.

Fury ka 25 fitore dhe nuk ka boksuar që kur mposhti Wladimir Klitschkon në vitin 2015. Gjatë kësaj periudhe ai humbi titujt e botës dhe licencën për boksim shkaku i akuzave për doping.

29-vjeçari kthehet në ring të shtunën kundër boksierit shqiptar.

“Seferi është luftëtar i mirë, nuk do ta nënvlerësoj”, ka thënë Fury. “E shikojë në mënyrë siç e shoh [Anthony] Joshuan, Wladimir [Klitschko], [Deontay] Wilder”.

“Është grushtues i rrezikshëm. 21 nokaut. Është në formë të mirë dhe do të vijë për të më rrahur të shtunën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme