Fury krahasohet me Undertakerin pas “ringjalljes” ndaj Wilderit

Prishtinë | 02 Dhj 2018 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Boksieri britanik Tyson Fury është krahasuar me legjendën e WWE-së, Undertaker, pasi arriti të ngrihej sërish në këmbë pas goditjeve të shumta të marra nga Deontay Wilder në raundin e 12-të të meçit për titull bote në kategorinë e rëndë WBC.

Britaniku arriti që edhe pse u rrëzua dy herë të ngrihej dhe në fund të dilte i pamposhtur. Meçi u mbyll baras.

Pas vendimit të gjyqtarëve për barazim, boksierët garantuan rimeç, ndërsa në rrjete sociale ka bërë bujë zgjimi i Furyt pas rrëzimit të dytë që pësoi në fund të çemit.

Ai po krahasohet me ngritjen e famshme që Undertaker e bën teksa kundërshtari feston për rrëzim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme