Fury: Meçi me Joshuan ka dështuar

Prishtinë | 26 Sht 2022 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Kampioni botëror, Tyson Fury, ka thënë që nuk do të ndeshet me Anthony Joshuan sepse nuk e kanë nënshkruar asnjë kontratë para afatit të fundit.

Joshua ka thënë të dielën që do ta nënshkruajë një kontratë për të luftuar me Furyn pas ultimatumit nga kampioni i WBC-së.

Fury, i cili fillimisht kishte kërkuar nga Joshua që ta nënshkruajë kontratën deri të hënën, u kthye në Instagram për të thënë që Joshua ka pasur mundësi deri në ora pesë që ta nënshkruajë kontratën, ose ndryshe ai do të largohej nga marrëveshja.

Të ngjashme